leoni

Shtetet e Bashkuara propozojnë mision stabilizues për Gazën – Kosova si model, Libani si paralajmërim

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së krijimin e një misioni ndërkombëtar stabilizues për Gazën, nën mbikëqyrje të Kombeve të Bashkuara, si pjesë e një plani të ri paqeje të administratës amerikane. Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, u ka paraqitur aleatëve një draft-rezolutë që parashikon autorizimin e një force dyvjeçare të sigurisë me mandat për të përdorur “të gjitha mjetet e nevojshme” për të garantuar paqen, mbrojtur civilët dhe për të nisur procesin e çmilitarizimit të grupeve të armatosura, sapo të ndalen luftime të mëdha. Sipas planit, do të krijohet edhe një “Bord i Paqes” tranzitor që do të bashkëpunojë me Egjiptin, Izraelin dhe një forcë policore palestineze të verifikuar. Në një intervistë për “Fox News Digital”, eksperti ushtarak amerikan John Spencer tha se misioni mund të funksionojë vetëm nëse mbështetet në përvoja të suksesshme si rasti i Kosovës. Ai theksoi se pas ndërhyrjes së NATO-s në vitin 1999, KFOR-i kishte mandat të qartë, forca të mjaftueshme dhe autoritet për të imponuar paqen, duke e quajtur Kosovën “shembullin më të mirë të suksesit”. Spencer paralajmëroi se në Gaza do të nevojitet e njëjta durim dhe përkushtim afatgjatë. Ai kujtoi se KFOR mbetet ende i pranishëm në Kosovë edhe pas më shumë se dy dekadash, ndonëse me trupa më të reduktuara. Si krahasime të tjera pozitive përmendi Bosnjën dhe Timorin Lindor, ndërsa misionin e OKB-së në Liban, e quajti shembull dështimi për shkak të mandatit të kufizuar dhe mungesës së autoritetit për çmilitarizim.

Kontrolloni gjithashtu

Gjenerali amerikan, Wesley Clark, këtë javë e viziton Kosovën ku do të pritet nga të gjithë liderët e lartë shtetëror

Gjykata Speciale rezervon një ditë shtesë për dëshminë e Wesley Clarkut në mbrojtje të Thaçit

Gjykata Speciale në Hagë ka miratuar kërkesën e ekipit mbrojtës të ish-presidentit Hashim Thaçi për …