Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndanë edhe 2 miliardë e 600 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën e shtetet e tjera të rajonit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndanë edhe 2 miliardë e 600 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën e shtetet e tjera të rajonit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës  kanë ndarë edhe  2 miliardë  e 600 mijë dollarë ndihmë për Ukrainën dhe shtetet e tjera të rajonit, me qëllim që të rritet siguria në mbarë Evropën pas pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha më 8 shtator se Shtëpia e Bardhë do të përdorë 2 miliardë dollarë nga Programi për financimin e jashtëm ushtarak për të rritur sigurinë e Ukrainës dhe të 18 fqinjëve të saj – përfshirë edhe disa shtete të NATO-s – dhe të partnerëve rajonalë të sigurisë, “që janë më së shumti në rrezik nga agresioni rus në të ardhmen”. Përafërsisht 1 miliard dollarë dollarë do t’i ndahen Ukrainës, tha një zyrtar. Pjesa tjetër do të ndahet midis: Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Republikës Çeke, Estonisë, Gjeorgjisë, Greqisë, Kosovës, Letonisë, Lituanisë, Moldavisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Polonisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …