leoni

Mirosllav Lajçak me këshilltarët e Kancelarit Sholc e kryetarit Macron do të qëndrojnë për vizitë në Prishtinë dhe në Beograd

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, me dy këshilltarë të sapoemëruar të Gjermanisë dhe Francës për dialogun,  sot do të qëndrojnë për një vizitë  në Prishtinë dhe në Beograd.  Qëllim i vizitës është të gjenden mënyra dhe opsionet për përparimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Gjatë vizitës janë planifikuar takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin  Kurti  dhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kishin njoftuar  se kanë angazhuar këshilltarët e tyre për të mbështetur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Në një letër dërguar Kurtit dhe Vuçiqit, dy udhëheqësit kryesorë të BE-së u bënë thirrje atyre që të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat do të sjellin përparim në dialog.

Kontrolloni gjithashtu

Mic Sokoli dhe Sefë Kosharja

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat mes fshatrave Koshare, Slivovë, u zhvillua Beteja mes forcave turke dhe atyre shqiptare

Më 20 prill të vitit 1881, në kodrat e fushat  mes fshatrave Koshare, Slivovë, një …