leoni

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t'i ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e dialogut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish i bëjnë thirrje Kosovës dhe Serbisë që t’i ulin tensionet dhe të kthehen në tryezën e dialogut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të përsërisin thirrjet për shtensionim të situatës në veri. SHBA sërish i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në tryezën e dialogut. Në një konferencë për media zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller, ka përsëritur se “Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje të dyja palëve të ndërmarrin hapa për të de-përshkallëzuar situatën dhe për t’u kthyer në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian”. Kujtojmë se po sot, i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pritet të raportojë në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …