Ambasadorët e QUINT-it: Kosova ka nevojë për udhëheqësi të vendosur dhe funksionale që sigurojnë stabilitet

Shtetet e QUINT-it i kërkojnë Qeverisë së Kosovës ta zbatojë me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”

Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe shefat e misioneve të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian përmes një deklarate i janë drejtuar përsëri Qeverisë së Kosovës që “të zbatojë plotësisht dhe me urgjencë regjistrimin e ligjshëm të tokës së Manastirit të Deçanit”. Në maj të vitit 2016, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konfirmoi pronësinë e Manastirit të Deçanit mbi disa hektarë tokë. Pavarësisht këtij vendimi juridik dhe kërkesave pasuese, vendimi i Gjykatës nuk është zbatuar ende shtatë vjet më vonë”. QUINT bëri me dije se ky është një kusht për rrugën përpara të Kosovës në anëtarësimin e saj në Këshill të Europës. “Ne jemi të bashkuar në mbështetje të së ardhmes demokratike dhe evropiane të Kosovës. Sundimi i ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë detyrime për të gjitha qeveritë e zgjedhura në mënyrë demokratike dhe parakushte të domosdoshme për integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe euroatlantike, duke përfshirë përparimin e mëtejmë në aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Vonesa e mëtejme është vetëm pengesë për këtë përparim”.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …