Shtetet e Quint-it kanë reaguar ashpër kundër protestave të djeshme në Prishtinë, duke rikonfirmuar se përdorimi i dhunës nga opozita është akt i papranueshëm. Shtetet e Quintit e kanë lavdëruar pa masë veprimin energjik të Policisë së Kosovë kundër qytetarëve dhe aktivistëve të Vetëvendosjes. Në deklaratën e përbashkët thuhet e shtet e Quintit apelojnë për respektim të sundimit të ligjit, të procedurave demokratike, dhe normave ndërkombëtare. Dhuna politike është e papranueshme dhe dëmton interesat e qytetarëve të Kosovës dhe pozitën ndërkombëtare të Kosovës. Ajo nuk i sjell dobi askujt. Ne përgëzojmë Policinë e Kosovës për profesionalizmin dhe theksojmë rëndësinë që ka bindja ndaj ligjit nga ana e të gjithë qytetarëve, pa marrë parasysh rangun apo pozitën.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
