Medvegja

Shteti i Serbisë vazhdon t’i fshijë nga regjistri i saj civil shqiptarët e Medvegjës

Shteti i Serbisë vazhdon t’i fshijë nga regjistri i saj civil shqiptarët e Medvegjës. Banorët e kësaj komune në Serbi, në të cilën vlerësohet se jetojnë rreth 6 mijë shqiptarë, thonë se deri më tani mbi 5 mijë prej tyre janë fshirë nga ky regjistër, përmes pasivizimit të adresave. Profesori i Edukatës Qytetare në Medvegjë, Gani Krasniqi, thekson se këto masa kanë arritur kulmin në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar, ku rreth 4 mijë shqiptarë nuk kanë mundur të votojnë pas largimit nga listat zgjedhore. Sipas tij, kjo ka bërë që nga 8 këshilltarë komunalë sa kishte Medvegja legjislaturën e kaluar, numri i tyre të zvogëlohet në vetëm tre. Nga këto masa nuk kanë shpëtuar as shumë shqiptarë me prejardhje nga ajo zonë, që jetojnë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …