Shtyhet sërish seanca për zgjedhjen e Presidentit, vazhdimi në orën 19:00

Seanca e Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit është shtyrë sërish gjatë ditës së sotme dhe është vendosur të vazhdojë në orën 19:00. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur vendimin pas ndërprerjes së dytë të seancës brenda ditës, duke theksuar se shtyrja është bërë në përpjekje për të siguruar pjesëmarrjen e opozitës. Ajo u ka bërë thirrje partive opozitare që të jenë të pranishme në vazhdimin e seancës, duke theksuar rëndësinë e respektimit të obligimeve kushtetuese dhe interesit publik në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit. “Në këto rrethana, për shkak të mungesës së opozitës dhe në përpjekje që ajo të jetë e pranishme në seancën për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, si për obligimet kushtetuese ashtu edhe për interesin publik, ju njoftoj se kjo seancë vazhdon sot në orën 19:00”, deklaroi Haxhiu. Seanca për zgjedhjen e Presidentit po zhvillohet në një klimë të tensionuar politike, mes mungesës së konsensusit dhe pjesëmarrjes së pjesshme të deputetëve në proces.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …