Shtyhet vendimi për tarifa, qytetarët përballë goditjes së radhës ekonomike

Vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike në Kosovë është shtyrë për një muaj, por shqetësimi për rritje të çmimeve vetëm sa po thellohet. Kryesuesi i bordit të Zyra e Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, ka bërë të ditur se tarifat aktuale do të mbesin në fuqi gjatë muajit prill, ndërsa ato të reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 maj. Kjo shtyrje nuk shihet si lehtësim për qytetarët, por më shumë si paralajmërim për një rritje të pashmangshme të çmimit të rrymës, në një kohë kur kostoja e jetesës tashmë është rënduar ndjeshëm. Tre operatorët kryesorë energjetikë – KESCO, KOSTT dhe KEDS – kanë kërkuar rritje të tarifave për vitin 2026, me KESCO-n që ka propozuar një ngritje mbi 20 për qind. Kjo kërkesë arsyetohet me rritjen e importit të energjisë dhe kufizimin e prodhimit vendor. Në të njëjtën kohë KEK, ka paralajmëruar ndërhyrje rehabilituese në termocentralin Kosova B, që pritet të zgjasin rreth tetë muaj, duke reduktuar edhe më tej kapacitetet prodhuese dhe duke rritur varësinë nga importi i shtrenjtë. Rritja e pagës minimale nga Qeveria po përmendet gjithashtu si faktor shtesë në kërkesat për shtrenjtim, duke ngritur pyetje për efektet zinxhirore në ekonomi.

Kontrolloni gjithashtu

Proces i dyfishtë dhe drejtësi nën hije, gjykata speciale vazhdon gjykimin ndaj Hashim Thaçi dhe të tjerëve

Gjykata speciale në Hagë, ka caktuar për 1 prill 2026 konferencën përgatitore në çështjen ndaj …