Shukri Buja: Kam kundërshtuar Gjykatën Speciale që në fillim

Luftëtari i lirisë, Shukri Buja, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, duke theksuar se shumë prej atyre që dikur, sipas tij, i etiketonin ish-çlirimtarët si kriminelë, sot flasin për mbrojtjen e luftës çlirimtare. Buja ka rikujtuar qëndrimin e tij kundër krijimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se e kishte kundërshtuar hapur që në momentin e votimit të saj në Kuvend. “Unë kam folur kur shumëkush heshti. Kam kundërshtuar dhe kam paralajmëruar se ky ligj është i njëanshëm, politik dhe i dëmshëm për Kosovën. Kam dalë kundër pikërisht atëherë kur u votua nga deputetët tanë ‘të nderuar’. Sot, çuditërisht, shumëkush ka ndryshuar!”, ka shkruar Buja. Ai shton se persona që më parë, sipas tij, kanë ngritur akuza, kanë formuar komisione dhe kanë realizuar emisione kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, tani po flasin për mbrojtjen e luftës çlirimtare. Buja përfundon reagimin duke theksuar se historia nuk harrohet dhe se qëndrimet publike mbesin të regjistruara, pavarësisht ndryshimeve të mëvonshme në diskurs.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Specialja përdor frikësimin dhe kërcënimin, kërkesa për 45 vjet burg shkel drejtësinë

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kritikuar ashpër Prokurorinë e Specializuar në Hagë për qasjen …