Shumë fshatra të vendit kanë mbetur pa energji elektrike gjatë mbremjes së kaluar si pasojë e motit të lig

Shumë fshatra të vendit kanë mbetur pa energji elektrike gjatë mbremjes së kaluar si pasojë e motit të lig

Shumë fshatra në Kosovë kanë mbetur pa energji elektrike. Si pasojë e erërave të forta dhe reshjeve të dendura të shiut, shumë vende kanë mbetur pa drita në orët e vona të natës së kaluar. Vendet më të prekura janë ato që furnizohen me rrymë nga Rahoveci. Shumë zona të Kosovës janë përfshirë nga vërshimet në orët e vona të mbrëmjes së djeshme. Raportohet për dëme të mëdha të shkaktuara nga breshri i fortë dhe vërshimet sidomos në Rahovec. Banorët e kësaj komune kanë njoftuar se janë shkaktuar dëme të konsideruara në kultura bujqësore. Kryetari Smajl Latifi ka formuar një shtab për menaxhimin e krizës.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …