Kurteshi

Kurteshi: Puna efektive mesatare për një person në Kosovë nuk është më shumë se 1 orë e gjysmë gjatë 8 orëve

Përpjekjet për reformë shtetërore, deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi, i quan vetëm përpjekje për hir të bashkëpunimit me Bashkimin Evropian. “Me atë konceptin e njohur ta ndërtojmë imazhin tonë. Administratë shtetërore unë quaj tërësinë e njerëzve që paguhen nga buxheti shtetit. Në administratën shtetërore në Kosovë, përmes rekrutimit të njerëzve, zënies së vendeve të punës dhe mungesës së kritereve themelore, në vit Kosovës i shkojnë huq rreth 200 milionë euro në vit, i humb Kosova”, ka thënë ai.

Kurteshi kërkoi që të bëhet matja e efikasitetit. “Edhe a dini çka del në Kosovë, puna efektive mesatare për një person nuk është më shumë se 1 orë e gjysmë gjatë 8 orëve”, ka theksuar ai. Tutje Kurteshi foli edhe për pabarazinë në paga duke përmendur drejtorin e BQK-së. “Ai merr pagë trefish më të madhe se paga e tanishme e kryeministrit”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Senati amerikan miratoi një projektligj ndërpartiak, që synon angazhim më të shtuar të Amerikës në Ballkanin Perëndimor

Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan miratoi javën e kaluar një projektligj ndërpartiak, …