Në Deçan ngritet shtatorja për ish luftëtarin e orëve të para të tri luftrave çlirimtare Beg Rizaj

Në Deçan ngritet shtatorja për ish luftëtarin e orëve të para të tri luftrave çlirimtare Beg Rizaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj ka njoftuar se shtatorja e ish luftëtarit të UÇK-së do të vendoset në Deçan. Selmanaj e ka zbuluar pamjen se si duket shtatorja ne një postim në rrjetin social.  Rizaj u vra tri vite më parë me 9 maj, në Kumanovë të Maqedonisë gjatë një përleshjeje të armatosur. Ai ishte në mesin e nëntë personave të tjerë që humbën jetën në Betejën e Kumanovës.

“Beg Rizaj ka lindur me 25.12.1977 në fshatin Prokolluk të komunës së Deçanit. Begu u edukua nga babai, Miftari nëna Zoja të cilët kishin 7 fëmijë, 4 djem e tri vajza! BEGU ishte fëmija ma i vogël në familje! Shkollën fillore e mbaroi ne Irzniq, të mesmë QAMO ” Vëllezërit Frashëri” në Deçan. Pasi kreu shkollën e mesme shkoi në Gjermani! Në vitin 1995 u kthye prej mergimit! Beg Riza me 24 mars 1998 merr vendim ti bashkohet shtabit të UÇK-së në Gllogjan i drejtuar nga Komandanti Ramush Haradinaj! Beg Riza është kyq në njesin Shqiponjat e Zeza! BEGU ka furnizuar me armatim prej Shqipërie në Kosovë! Ka marr pjesë pothuajse në të gjitha betejat në Dukagjin si dhe në thyrjen e kufirit ne Koshare! BEGU nuk ndalet në rrugën e tij për bashkim kombetar, mer pjesë edhe në luftën Preshevë-Bujanovc-Medvegjë! Begu nuk e ndal veprimatrinë kombëtare, ai merr pjesë në luftën e Maqedonisë,2001! Begu ka rënë në betejën e Kumanovës me 9,10maj 2015 ! Begu ishte i martuar me Arta (Gaxherri)Rizaj! Ka lënë 5 femijë,3 djemë e dy vajza; Beteja,Atdheu,Zoja,Muhameti,Ibrahimi”, ka shkruar Selmanaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …