Shumë shpejt pritet të fillojnë të realizohen dhjetëra projekte në Malishevë

“Janë marrë vendimet dhe shumë shpejt pritet të përfundojnë edhe procedurat për fillimin e realizimit të dhjetëra projekteve të ndryshme, përderisa projektet e bartura nga viti i kaluar, apo projektet dy vjeçare, disa kanë filluar të realizohen e disa tjera do të fillojnë së shpejti, varësisht prej kushteve atmosferike”, tha nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve. Përndryshe drejtorët e drejtorive komunale, kanë raportuar pre aktivitetet e tyre gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për këtë javë. Në këtë mbledhje, u tha se po vazhdon aplikimi i bujqve malishevas për subvencione nga Ministria e Bujqësisë, ndërsa nga ana e drejtorisë komunale, shumë shpejt pritet të hapet edhe aplikimi për ndërtimin e serrave. Sa i përket situatës me ethet hemorragjike, u shpreh pakënaqësi në vonesën nga ana e nivelit qendrorë, për fillimin e fushatës së repelimit të kafshëve si masë parandaluese ndaj EHKK, por siç u tha, deri më tani nuk janë regjistruar raste të thumbimeve nga rriqrat.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së dhe Komuna Rahovecit organizojnë aktivitete të shumta me rastin e shënimit të javës së dëshmorëve dhe “Betejës së 12 Majit 1998 -Beteja e Anadrinit”

Organizata e Veteranëve të Luftes së UÇK-së dhe Komuna e Rahovecit organizon aktivitete të shumta …