Sigmar Gabriel: Ushtria mund dhe duhet të bëhet por vetëm me pëlqimin e serbëve (!)

Sigmar Gabriel: Në vend se në Kuvend këta mblidhen në çadër kundër Parlamentit

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, gjatë vizitës në Tiranë ishte i qartë në mesazhin e tij për opozitën shqiptare, kur tha se askush në Europë nuk e kupton se pse pak kohë para zgjedhjeve duhet të ikë qeveria legjitime dhe të zëvendësohet me një tjetër. “Tani, për fat të keq dhe pa kuptuar mire, po shohim që reforma në drejtësi po pengohet. Askush në Europë nuk po e kupton siç duhet. Parlamentarët bojkotojnë Parlamentin. Në vendin tim kjo është absurde. Në vend të kësaj, ata mblidhen në çadër duke realizuar një opozitë kundrejt Parlamentit. Ne s’mundemi dhe s’duam ta pranojmë dhe është absurde sepse për pak javë keni zgjedhje në Shqipëri dhe rasti më normal do të ishte që nëse deputetët nuk janë të kënaqur me qeverinë, ta anatemojnë këtë në fushatë. Cili është parimi bazë i demokracisë? Që në bazë të ligjeve dhe Kushtetutës, pakicat të mund të pranojnë shumicën. Sepse në të ardhmen do të kenë shansin për tu shndërruar në shumicë”, tha Gabriel.

Lexo.al. : Lulzim Basha nuk ka dhënë kurrë përgjigje koherente për mënyrën se si grumbulloi një pasuri të pashembullt

Lulzim Basha nuk ka dhënë kurrë përgjigje koherente për mënyrën se si grumbulloi një pasuri të pashembullt që përpara hyrjes në politikë, pasuri e cila ka ardhur duke u shumëfishuar falë “angazhimeve” të tij të suksesshme, disa herë si ministër e si kryetar bashkie, shkruan lexo.al.

Në vitin 2005, në kohën kur Basha iu bashkua Partisë Demokratike, në deklarimin e parë të pasurisë, kreu i tanishëm i opozitës rendiste shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, dy apartamente luksoze në Tiranë, një apartament në Durrës, një automjet Mercedes Benz me vlerë dhjetëra mijëra euro, pikturë me vlerë 6 500 euro, orë dore 5 200 euro, unazë diamanti 11 mijë euro, servis pjatash kineze 6 800 euro, aksione në bursë 18 mijë euro. Në total, pasuria e Bashës kalonte 1 milionë euro, sipas tij të përfituara nga rroga e tij gjatë punës në Holandë.

Pa u ndalur në vërtetësinë e këtij deklarimi, pak mund të besojnë se një njeri me 1 milionë euro në total, mund të shpenzojë 7 mijë euro vetëm për një servis pjatash.

E vërteta është se Basha, që në moshën 30-vjeçare kishte një pasuri prej miliona eurosh, të përfituara nga lidhje e tij të hershme me të bijën e Kryeministrit dhe me lidhje të dyshimta me biznesmenë të përfshirë në afera të jashtëligjshme.

Në total, 35 mijë euro në vit ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetra në muaj, pasuria e vënë nga Basha në 2014-n, para që kurrsesi nuk mjaftojnë për të përballuar stilin luksoz të jetës së liderit të opozitës, udhëtimet e tij të shpeshta familjare në Holandë si dhe shpurrën e truprojave që ai paguan nga xhepi i tij.

Në këto dhjetë vjet, askush nuk mund të besojë se njeriu që është përfshirë në aferën më të madhe korruptive në historinë e Shqipërisë, me rreth 230 milionë euro që figurojnë të zhdukura nga projekti i Rrugës së Kombit, të ketë përsëri të njëjtën pasuri si atëherë kur hyri në politikë një dekadë më parë.

Aktet e tij kanë qenë gjithëmonë “mbresëlënëse” në kurriz të qytetarit. Si ministër i jashtëm i fali Greqisë detin. Si ministër i Transporteve i avulluan rreth 230 mln Euro. Si ministër i Brendshëm mban në kurriz katër viktimat e 21 janarit. Si kryetar bashkie veç gjumit në bashki, ishte dhe i punësuar në Hollandë.

Janë këto fakte që duhet ta bëjnë Bashën minimalisht të heshtë sot përpara qytetarëve, pasi me të tjerat duhet të merret drejtësia, reformimin e së cilës po bën çmos ta ndalojë nëpërmjet cadres,shkruan lexo.al.

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite ka ndërmarrë nga 7 tetori i vitit 2023

Është rritur në 35 mijë 272 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria …