Sinan Ramadan Jashari (10.12.1933 – 5.3.1998)

Sinan Ramadan Jashari (10.12.1933 – 5.3.1998)

Sinan Ramadan Jashari ka lindur me 10 dhjetor të vitit 1933 në Prekaz të Ulët të Drenicës. Sinani ka qenë djali i Ramadanit dhe Azizes, të cilët kanë lindur e rritur fëmijët: Sinanin, Aliun, Baliun, Rizahun, Sheqirin, Januzin, Vahiden, Rrahimen dhe Hamiden.
Sinani ka qenë i martuar me Afijen me të cilën ka lindur e rritur fëmijët: Shukrijen, Nailen, Rabishen, Xheziden, dhe djalin Jetullahun.
Sinani, ka kryer shkollimin fillor katër vjeçar në Prekaz të Epërm. Shërbimin ushtarak e ka kryer në ish Jugosllavi. Sinani, ishte i qetë, i zgjuar dhe i dashur, ishte shquar për përkushtimin ndaj atdheut me një angazhimin të palëkundur. Ai ka punuar në Vijadukt në Zagreb të Kroacisë, deri në periudhën e pensionimit.
Sinani, ka marrë pjesë në demonstratat e vitit 1981, duke shfaqur guxim dhe përkushtim ndaj çështjes së kombit. Ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me grupet ilegale, me Adem e Hamëz Jasharin, Sahitin, Musën, e bashkëluftëtarë të tjerë.
Sikur të gjithë fshatarët e Prekazit edhe Sinani me të vllain Aliun, kanë bërë roje me vite të tëra në Prekaz, së bashku me Muharremin, Hazirin, Fetahun, të cilët më vonë do të jenë edhe pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998, forcat e motorizuara të njësive elite speciale serbe kishin filluar sulmin me armë të rënda të artilerisë në drejtim të Kullës së Jasharëve, rreth orës gjashtë ishte zbrazur rafal i paralajmërues i fillimit të betejës, që do t’ua ndërronte rrejdhën ngjarjeve jo vetëm në Kosovë, por madje edhe në tërë Ballkanin.
Me të dëgjuar krismat Sinani së bashku me të vëllanë Aliun, shkojnë tek Kulla e Jasharajve, dhe i bashkohen luftës clirimtare deri në përjetësim ishte i pandashëm me ta. Trupi i Sinanit dhe dëshmoreve të kombit prehen në Kompeksin e varrezave në Prekaz, ku janë varrosur të gjithë të rënët më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998. Kontributi i tij ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në historinë e familjare, duke frymëzuar gjeneratat që do vijnë. Familja e Aliut i ka përtërirë emrin e tij, të cilin me krenari e mban nipi i tij.
Pas luftës familja e dëshmorit Ali Jashari është nderuar me mirënjohje nga Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga Shoqatat e dala nga lufta etj. Këto Mirënjohje shprehin respektin dhe vlerësimin e shoqërisë ndaj kontributit të jashtëzakonshëm të familjes së Sinan Jasharit në çlirimin e Kosovës.
Në fshatin Lubavec të Skënderajt emri i tij është përjetësuar në një pllakë përkujtimore. Djali i Jetullahut e mban me nderë dhe krenari emrin e Sinanit, duke e pasuar traditën dhe trashëgiminë e një njeriu të veçantë dhe të nderuar nga fshati i tij. (Hazir Jashari)

Kontrolloni gjithashtu

Mihrije Jashari (5.12.1942 – 5.3.1998)

Mihrije Jashari (5.12.1942 – 5.3.1998)

Beteja e Prekazit e 5, 6 dhe 7 marsit e vitit 1998, ka qenë njëra …