SBASHK ka reaguar për raportimet se Gjykata Themelore e Prishtinës e ka refuzuar padinë e tyre kundër MASHT-it

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe e Shkencës së Kosovës kritikon deputetët që nuk votuan propozimin e Nagavcit

Deputetja Arbërie Nagavci në cilësinë e anëtares së Komisionit Parlamentar për Arsim ka paraqitur amendamentin e Ligjit për Buxhetit për vitin 2018 lidhur kërkesën për mjete shtesë me qëllim të realizimit e Kontratës Kolektive të Arsimit të Kosovës, të nënshkruar më 18 prill 2017 e pikërisht lidhur me nenin 35, pika 8 e 9, për pagat jubilare dhe pagat përcjellëse me rastin e pensionit të punëtorëve arsimor,për çka edhe ka kërkuar përkrahjen e kolegëve të saj deputetë në Kuvendin e Kosovës. SBASHK thotë se kjo kërkesë ishte edhe kësaj sindikate. Kjo kërkesë  ishte Në të njëjtën kohë SBASHK-u  shpreh reagim të ashpër ndaj deputetëve të koalicionit qeverisës  që nuk e votuan këtë propozim.

“I kujtojmë  këta  deputetë se kërkesën nga Kontrata për shpërblimin jubilar dhe për tri pagat  përcjellëse  SBASHK-u po e realizon përmes gjykatave  dhe deklarimi juaj JO  nuk e ndal këtë angazhim dhe realizimin e kërkesave tona përmes gjykatave, por mos harroni se koha po ik dhe Ju prapë do të kërkoni votën dhe besimin e mësimdhënësve të Kosovës .Kujtojmë  deputetët që janë nga koalicioni qeveritar se edhe në Marrëveshjen e nënshkruar më 5  qershor 2017 mes SBASHK-ut dhe Koalicionit PAN , pika e dytë e kësaj Marrëveshje thotë: “Me fitoren e Koalicionit PDK- AAK- NISMA në zgjedhje, Qeveria e re do të angazhohet dhe do të mundësojë zbatimin e plotë të Kontratës  së Arsimit, të nënshkruar më 18 prill 2017”, thuhet në reagimin e SBASHK-ut.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …