leoni

Sipas Odës së Infermierëve dhe Mamive zvogëlimi i numrit të infermierëve është lajm i keq

Sindikata e Infermierëve do të protestojë sot para Klinikës së Kirurgjisë për mos rritje të pagesës së ndërrimeve të natës

Sindikata e Infermierëve, mamive dhe profesionistë tjerë shëndetësorë të Kosovës do të mbajë të mërkurën një protestë, duke filluar në orën 12:00, para Klinikës së Kirurgjisë, në shenjë pakënaqësie për mos rritje të pagesës së ndërrimeve të natës, rrezikshmërisë në punë, orëve shtesë dhe mos ekzekutimit të shtesave në pagë prej 300 eurove. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit Organizativ për protesta, i cili përmes nënshkrimeve mori mbështetjen e mbi 700 infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë brenda SHSKUK/QKUK-së. Sindikata e Infermierëve kujton se inicimin e procedimit të Ligjit për Paga është munduar ta rregullojë përmes dialogut social, por këto kërkesa kanë mbetur pa të pashqyrtuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Keshilli Gjyqesor i Kosoves

Profilizimi i gjyqtarëve për krime lufte – kërkesë që pritet të ndikojë në efikasitetin e drejtësisë

Njohës të drejtësisë në Kosovë vlerësojnë se profilizimi i gjyqtarëve për krime të luftës do …