Daut Haradinaj: AAK nuk e voton asnjë kandidat tjetër për kryetar të vendit përveç Ramush Haradinajt

Daut Haradinaj: AAK nuk e voton asnjë kandidat tjetër për kryetar të vendit përveç Ramush Haradinajt

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se subjekti i tij nuk voton asnjë kandidat tjetër për kryetar të vendit përveç Ramush Haradinajt. “Së pari ne kemi një president dhe është e padrejtë se çfarë goditje nën brez iu bë atij nga Specialja”, tha ai. “Ne nuk e prishim qeverinë. Këtë e bëjnë ata që nuk e zgjedhin presidentin. Jemi të hapur për zgjerimin e koalicionit dhe madje kemi qenë të gatshëm të heqim dorë nga njerëz të caktuar për shkak të rrethanave që do krijoheshin. Por, kushdo që kërkon të largojë AAK-në dhe 15 deputetët e saj nga koalicioni le të urdhërojë. Vendimi i gjykatës ka bërë të mundur që vendi të mos shkojë në kaos pas largimit të një partie nga qeveria dhe kushdo që i ka 61 numra krijon qeverinë. Jemi pro zgjerimit të qeverisë. Një qeveri më e madhe do krijonte stabilitet më të madh”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …