Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, kërkon nga kryetarja Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, kërkon nga kryetarja Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, i ka bërë kërkesë kryetares Vjosa Osmani, të mos e dekretojë Ligjin për pagën minimale me vlerë prej 264 euro bruto. Kjo vlerë sipas tyre, është e pamjaftueshme dhe çështja tjetër se nuk është përfillur propozimi i 450 euro për vitin 2023 dhe 500 për vitin 2024. Ka qenë Jusuf Azemi nga kjo sindikatë ai i cili ka publikuar në rrjetin social këtë kërkesë. Mos dekretim të Ligjit për pagën minimale kanë kërkuar gjatë ditës së djeshme edhe veteranët. Pas takimit dje me Presidenten Osmani, Faton Klinaku nga OVL-UÇK ka paralajmëruar edhe protestë me 26 korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Në pritje të Komisionit Evropian: Çfarë do të përfshijë raporti për Kosovën?

Komisioni Evropian pritet të publikojë më 29 tetor paketën vjetore të zgjerimit, përfshirë Raportin e …