‘Energjia e kursyer sot, është pasuri për të ardhmen’

Projekti CBCEcoKid ka zhvilluar një seri aktivitetesh me qëllim të promovimit të efiçiencës së energjisë në komunat partnere në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. 8 institucione arsimore publike, 4 në Ferizaj – Gjimnazi ‘Kuvendi i Arbërit’, Shkolla ‘Gjon Serreçi’, Shkolla ‘Jeronim De Rada’ dhe ‘Çerdhja ‘Ardhmëria Jonë’; si dhe 4 në Çair – Shkolla ‘Hasan Prishtina’, Shkolla ‘Imri Elezi’, Shkolla ‘Liria’ dhe Çerdhja ‘Borëbardhat’, përfituan me vendosjen e 450 paneleve solare me kapacitet instalues prej 193.91 kpW. Përveç kësaj, vendosja/zëvendësimi i të gjithë poçave ekzistues me poça efecientë në 7 institucione arsimore ka bërë që shpenzimet e energjisë elektrike të reduktohen shumë. Si pjesë e programit të BE-së për bashkëpunim ndërkufitar, këto të arritura të projektit CBCEcoKid mundësuan sensibilizimin e të rinjve por edhe arsimtarëve të shkollave të përfshira në projekt me qëllim të promovimit të kursimit të energjisë elektrike si pasuri për të ardhmen.

 

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …