Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë me 24 qershor 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë me 24 qershor 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës njofton të gjitha mediat dhe publikun se punëtorët e Lotarisë së Kosovës sh.a. do të protestojnë të enjten me datë 24 qershor 2021 në ora 11:00 para ndërtesës së Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës i ka premtuar Sindikatës së Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët tanë mirëpo një premtim i tillë ende nuk është përmbushur. Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e Pandemisë Covid-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre.

Sindikata e Lotarisë së Kosovës fton të gjitha mediat të jenë të pranishme, gjithashtu i bën thirrje publike Qeverisë së Kosovës që të përmbush premtimin dhe obligimin që e ka ndaj punëtorëve të Lotarisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

IKSHPK-ja ka rekomanduar që uji i Badovcit të mos pihet, për shkak të rritjes së vlerave të manganit

Pas rritjes së nivelit të manganit në ujin e Liqenit të Badocit, KRU “Prishtina” ofron ujë të pijshëm për disa zona të Prishtinës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se niveli i manganit në ujin …