Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit Shqiptar ka organizuar takimin me sindikatën homologe gjermane, VER.DI

Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit Shqiptar ka organizuar takimin me sindikatën homologe gjermane, VER.DI

Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit Shqiptar ka organizuar takimin me sindikatën homologe gjermane, VER.DI mbi hartimin e një plani strategjik për më shumë bashkëpunim mes sindikatave tona. Përfaqësuesit e SPPTSH-së, kryesuar nga Renato Muçaj shprehën edhe njëherë vendosmërinë e tyre për të kontribuar në organizimin e punonjësve të telekomunikacionit në Shqipëri në sindikatë, të cilët janë të vetmit pjese e kësaj kategorie në Europë që nuk kanë një organizim sindikal, përveç një operatori. Të gjithë përfaqësuesit e SPPTSH-së që merrnin pjesë në këtë takim kane zhvilluar një dialog konstruktiv duke gjeneruar ide të ndryshme që u bënë pjesë e protokollit të këtij plani veprimi. Në mënyrë vullnetare të gjithë pjesëmarrësit morën përsipër detyra të veçanta si pjesë e grupeve të punës që u ngritën gjatë këtij takimi për realizimin e planit të veprimit. Në vazhdim të partneritetit që u dakordësua në Berlin, Sindikata Gjermane u shpreh e gatshme për të aplikuar të njëjtën formë partneriteti që i jepet edhe Sindikatës Amerikane të Komunikimit (CWA), e cila po bën një betejë të gjatë prej vitesh për organizimin e punonjësve të telekomunikacionit në Amerikë. Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit, Renato Muçaj theksoi se deri më tani në vendin tonë vetëm një operator telekomunikacioni ka arritur që të organizojë punonjësit e vet në sindikatë. Sipas tij, nëse bëhen pjesë e sindikatës, punonjësit mund të shprehen lirisht mbi problematikat e tyre në lidhje me sigurinë, shëndetin e kushtet që iu ofrohen në vendin e punës. Ndërkaq, përfaqësuesja në Federatën Ndërkombëtare UniGlobla Union, Alke Boessiger shprehu kënaqësinë e saj që për herë të parë vizitonte vendin tonë edhe sindikatën e Punonjësve të Postë-Telekomunikacionit Shqiptar. Ajo tha se rezultatet gjatë takimit dy ditor në Tiranë ishin të arrira dhe priste me padurim vënien në jetë të planit strategjik të veprimit. Gjithashtu, Boessiger theksoi se ‘UniGlobal Union” do të vazhdojë të mbështesë sindikatën shqiptarë të punonjësve të telekomunikacionit në rrugën e forcimit dhe zgjerimit. Më tej ajo shtoi se u vlerësua puna e bërë deri tani dhe deklarua se UniGlobla Union ka filluar studimin e tregut të Call Center për kushtet e punës në këtë sektor që ka një numër të lartë të punësuarish dhe ku të drejtat e punonjësve shkelen në mënyra të ndryshme. Ndërkaq, Renato Muçaj vlerësoi edhe njëherë takimin dhe i garantoi të gjithë pjesëmarrësit se SPPTSH do të vazhdojë të kontribuojë që askujt prej punonjësve të sektorit të telekomunikacionit mos t’i mohohet e drejta kushtetuese për organizimin e tij në sindikatë./Voltiza DURO

Kontrolloni gjithashtu

Izet Mexhiti: Ligji për partitë politike nuk e lejon Vetëvendosjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti të veprojë në Maqedoni

BDI: Izet Mexhiti në një vijë me Siljanovskën dhe VMRO-në, i kërcënohet Ali Ahmetit

Izet Mexhiti dhe opozita shqiptare, janë bërënë një vijë me Gordana Siljanovskën e VMRO-së. Madje, …