Thaci - Vucic

Sipas Euobserver idenë për korrigjimin e kufijve para Hashim Thaçit e ka dhënë kryetari serb Vuçiq

Ideja për korrigjim të kufijve, e cila po përmendet kohët e fundit nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, po del të mos jetë ide e tij. Në një artikull të publikuar nga Euobserver thuhet se këtë ide e ka dhënë para pak vitesh presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ndonëse theksohet në disa terma të ndryshëm. “Ideja për kufijtë që Prishtina t’i jap Beogradit zyrtar pjesë të Veriut të Kosovës, në këmbim të Luginës së Preshevës, fillimisht ishte vënë në pah vitin e kaluar nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq (ndonëse në disa terma të ndryshëm). Kjo përfundimisht kishte qëllim t’i jepet fundi i konfliktit të rrezikshëm mes Kosovës e Serbisë, por deklarimet publike të Vuçiqit për paqe, nuk duhet besuar shumë”, theksohet aty. Sipas Euobserver, deklarimi i Vuçiq se Serbia e Kosova kanë nevojë për një konsensus dhe një marrëveshje me kompromise të dhimbshme, nuk është krejt çka kryetari serb kërkoi nga BE-ja. Ai kishte edhe një kusht tjetër për ta. “Nëse ju nuk lejoni anëtarësimin e Serbisë në BE edhe pa njohjen e Pavarësisë së Kosovës, atëherë ne do t’ju detyrojmë juve që të pranoni marrëveshje të reja në lidhje me problemin e Kosovës dhe Bosnjës”, thuhet në këtë artikull.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …