Derisa numri i infeksioneve nga virusin korona po rritet në kontinent, vendet BE-së vendosin kufizime të rrepta

Sipas OBSH-së deri më tani në gjithë globin 20.16 milionë njerëz janë infektuar me virusin korona

Në 24 orët e fundit, në botë janë regjistruar rreth 214,000 raste të reja të koronavirusit, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të pacientëve deri më tani në 20.16 milionë, njofton Organizata Botërore e Shëndetit. 737.417 njerëz në botë kanë vdekur nga COVID-19 deri më tani, 4,835 vetëm në 24 orët e fundit. Numri më i madh i rasteve të konfirmuara është në Amerikën e Veriut dhe atë të Jugut, 10.799.062, nga të cilat 101,230 janë infektuar rishtazi në 24 orët e fundit. Deri më tani, 3.641.603 të infektuar dhe 217.716 të vdekur janë konfirmuar në Evropë, dhe 2.757.822 të infektuar dhe 55.564 të vdekur në Azinë Juglindore. Shtetet e Bashkuara prijnë me numrin e rasteve të konfirmuara prej 5,039,709, pasuar nga Brazili me 3.057.470, India me 2,329,638, Rusia 902.701, Afrika e Jugut 566,109, Meksika 485.836, Peru 483.133, Kili 376.616 dhe Irani me 331,189 pacientë.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …