Situatë e qetë me pak raste të ndodhura gjatë javës në Suharekë

Në takimin e rregullt javorë të koordinimit lokal për siguri, që u mbaj të enjten në Suharekë, komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Milazim Lumi, e ka vlerësuar të qetë dhe të sigurt  gjendjen në Komunë. Ai ka raportuar edhe për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë javës që e lamë pas si:  2 raste të vjedhjeve, 2  lëndime  të lehta trupore, 5 raste të dëmtimit të pronës, 1 incident i zjarrit në ShFMU “ Naum Veqilharxhi” në Mohlan, 1 mjet i gjetur i pashpërthyer dhe 1 rast i nxitjes së urrejtjes. Kurse për punët dhe aktivitetet që janë zhvilluar në Komunën e Suharekës ka fol  kryesuesi i takimit, Rexhep Kuçi,  nënkryetar i Komunës. Ai ka bërë te ditur për vizitën e përfaqësuesit të CIMIK –ut italian, pastaj për takimin lidhur me përmbylljen e projektit “Sistemi i unifikuar i adresave” si dhe për përgatitjet rreth fillimit të realizimit të disa projekteve për infrastrukturë nëpër mjedise të Komunës së Suharekës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …