Procesi gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së, ka hyrë në fazën finale, tha avokati Skënder Musa. Seanca e fundit përfshiu dëshminë e Sokol Bashotës, ndërsa mbrojtja e Veselit kritikoi Prokurorinë për përdorimin e deklaratave të dhëna më parë, duke e cilësuar dëshmitarin të anshëm. Musa theksoi se përballjet mes mbrojtjes dhe prokurorisë janë intensifikuar dhe se trupi gjykues duhet të mbetet neutral. Ai kritikon faktin se s gjykata shpesh ka favorizuar akuzën dhe ka theksuar se dëshmitari po përpiqet të shpjegojë realitetin e luftës dhe kompetencat e tij. Skënder Musa shtoi se nuk mund të përdoren deklarata nga procese të tjera për shkak të ndryshimit të kontekstit ligjor dhe kohor. Prokurori po përdorë pjesë të deklaratave të dhëna më parë në procese të tjera gjyqësore, të cilat, sipas tij, nuk mund të përdoren si prova në këtë proces, për shkak të ndryshimit të kontekstit ligjor dhe kohor.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë pjesë Lista për Familjen dhe AKR-ja
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka ftuar qytetarët ta votojnë Koalicionin për Familjen, ku bëjnë …