Skenderaj dhe Human Care fillojnë projektin për vizita mjekësore specialistike për qytetarët tanë

Kryetari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari, ka pritur në takim përfaqësuesit e Organizatës Human Care, me seli në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, dr.Fazli Kadriu. Në takim është diskutuar për fillimin e projektit sa i përket bashkëpunimit në mes Komunës së Skenderajt dhe organizatës në fjalë, rreth vizitave mjekësore specialistike në QKMF, QMF dhe nëpër shtëpi, për t’u ofruar shërbim rasteve sociale dhe atyre që nuk mund t’i vizitojnë qendrat mjekësore. Ky projekt është bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Human Care, i cili do të fillojë nga data 12 shtator dhe do të vazhdojë dy muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Shkolla “Bajram Curri” në Krushë të Madhe furnizohet me pajisje laboratorike

Drejtoria për Arsim në komunën e Rahovecit, ka filluar furnizimin e shkollave të komunës së …