Vujiçiq: Kosova të përmbushë obligimet ndaj Malit të Zi dhe malazezëve

Slobodan Vujiçiq ka kërkuar falje për krimet që malazezët mund të kenë kryer në Kosovë gjatë luftës

Kryetari i Shoqatës së Malazezve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, në takimin e parë për themelimin e Komisionit për të Vërtetën, ka kërkuar falje për krimet që malazezët mund të kenë kryer në Kosovë gjatë luftës. “Kërkoj falje për krimet që malazezët mund të kenë bërë. Ka pasur malazez të tillë në rajonin e Pejës dhe Prishtinës. Ka pasur edhe malazez që kanë qenë viktima dhe për të cilat duhet të kuptohet e vërteta dhe të merremi me ta të gjithë.  ky Komision i së Vërtetës duhet të merret me viktimat e të gjitha etnive. Kosova nuk është vetëm e shqiptarëve dhe serbëve por e të gjithëve që jetojnë këtu. Jam në gjendje gatishmërie dhe unë dhe malazezët e mi që janë qytetarë besnik të Kosovës. Ne jemi në gjendje të gjejmë të vërtetën që do të na sjellin deri tek pajtimi, e pajtimi do të na sjell tek liria, ka thënë Vujiqiq.

Kontrolloni gjithashtu

Janjiq

Dushan Janjiq: Serbia e ka njohur de facto Kosovën, dialogu i bllokuar dhe pa përmbajtje politike

Analisti serb, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Serbia e ka njohur de facto Kosovën përmes …