Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë të ditur se janë ekzekutuar bursat për 194 studentë dhe 61 nxënës të shkollave të mesme, duke e cilësuar këtë si një mbështetje konkrete për arsimimin dhe zhvillimin e të rinjve. Sipas Latifit, bursat përfaqësojnë një vlerësim për përkushtimin dhe rezultatet e përfituesve, ndërsa synojnë t’i motivojnë ata në rrugëtimin e tyre akademik. “Këto bursa janë një mbështetje për rrugëtimin tuaj dhe një vlerësim për përkushtimin që keni treguar. Shpresoj që kjo mbështetje t’ju motivojë të synoni edhe më lart, sepse çdo sukses i juaji është krenari për familjet tuaja, për Rahovecin dhe për Kosovën”, ka shkruar Latifi. Komuna e Rahovecit ka theksuar vazhdimisht se investimi në arsim dhe mbështetja e të rinjve mbeten ndër prioritetet kryesore të saj.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
