Socialdemokratët e Rumanisë mund ta njohin pavarësinë e Kosovës

Socialdemokratët e Rumanisë mund ta njohin pavarësinë e Kosovës

Mediet në Serbi paralajmërojnë se fitorja e Partisë Socialdemokrate në zgjedhjet parlamentare në Rumani, mund të sjell në rend dite çështjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend, i cili është në mesin e pesë vendeve të BE-së, që ende nuk e ka njohur pavarësinë e vendit tonë. Çështja e mospranimit, në radhë të parë ka të bëjë me Krahinë e Erdelit, në Rumani,  ku jetojnë një shumicë e madhe e popullatës  hungareze, e cila kërkon autonomi.  Ish-kryeministri i Rumanisë, socialdemokrati, Viktor Ponta, gjatë mandatit të tij në dy raste kishte përmendur ndryshimin e qëndrimit dhe mundësinë e njohjes së pavarësisë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: VV po e zvarrit me qëllim krizën në Kuvend

Ish-deputetja Aida Dërguti ka komentuar zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Lëvizja Vetëvendosje …