B. Obama: Historia do ta mbajë në mend sulmin në Kongres si një “një moment të çnderimit e turpit të madh për kombin”

Kryetari i Amerikës, Barak Obama thotë se Rusia, Irani dhe Siria, i kanë lyer duart me gjak në Halep

Kryetari i Amerikës Barack Obama, ka thënë se Rusia, Irani dhe Siria, i kanë lyer duart me gjak në betejat brutale kundër popullatës në Halep. Ai është ankuar se nuk ka mundur ta ndalë gjakderdhjen në Siri, me gjithë përpjekjet disa vjeçare. “Bota në kohën si është tani, është e tmerruar nga sulmet brutale nga regjimi sirian dhe aleatët e saj rusë dhe iranianë në qytetin e Halepit. Ne e kemi parë një strategji të qëllimshme të rrethimit dhe mbajtjes së civilëve të uritur. Ne kemi parë sulmet që kishin cak punonjësit humanitarë dhe personelin mjekësor”. Këto janë shkelje të tmerrshme të ligjit ndërkombëtar. Përgjegjësia për këtë brutalitet bie mbi një adresë, regjimin e Assadit dhe aleatët e tij, Rusinë dhe Iranin, ka thënë Obama gjatë konferencës së fundit për këtë vit me gazetarë. Ai nuk ka folur asnjë fjalë se a ka mundur dhe a ka pasur vullnet Administrata e tij ta ndalojë gjakderdhjen në Siri, së cilës i ka kontribuar duke e nxitur dhe armatosur opozitën deri sa e futi  në luftë dhe pastaj nga frika e përballjes ushtarake me Rusinë, ishte tërhequr.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK po rritet në Gjermani, jemi bashkë në përkushtimin tonë për ta orientuar vendin drejt zhvillimit

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë e bashkatdhetarëve në çdo proces për të …