Sot, në dy ceremoni të ndara, është përuruar objekti shkollor 9 vjeçar i SHFMU “ Tre Dëshmorët” në fshatin Jashanicë dhe “ Dëshmorët” në fshatin Perqevë të Klinës për të cilat qeveria komunale ka investuar mbi 700 mijë euro. Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota, ka thënë me këtë rast se “Me ndërtimin e këtyre objekteve shkollore, për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollave të Jashanicës dhe Perqevës, ofrohet mundësia e realizmit të objektivit të ngritjes së cilësisë në mësim dhe vazhdimin e reformës arsimore të filluar më herët. Pa arsimim nuk ka zhvillim të mirëfilltë ekonomik. Ne e mbajmë fjalën. Po ndërtojmë infrastrukturë të re shkollore në mënyrë që nxënësit të edukohen, të arsimohen dhe të ecin në drejtim të forcimit dhe të ndërtimit të shtetit të Kosovës tha kryetari i komunës së Klinës, Sokol Bashota.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Humolli, ka njoftuar se nuk do të garojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025
Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, ka thënë se në zgjedhjet e …