Kryetari i komuns së Vitisë, z. Sokol Haliti i cili të të dielën synon edhe një mandat të ri 4-vjeçar, në kuadër të shpalosjes së programit qeverisës ka takuar drejtuesit dhe anëtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Organizatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Viti.
“Pata nderin e madh të jem pranë veteranëve të lavdishëm të UÇK-së, familjeve të dëshmorëve dhe organizatës së invalidëve të luftës. Çdo dorështrëngim, çdo fjalë, çdo kujtim i tyre është kujtesë e gjallë e sakrificës që ndërtoi shtetin tonë me gjak, krenari e dashuri për atdheun, simbol i qëndresës, i besës dhe i shpirtit shqiptar që nuk dorëzohet kurrë.

“UÇK-ja ishte dhe mbetet zemra e lirisë sonë, forca që i dha jetë shtetit dhe dinjitetit kombëtar. Sakrifica e saj e shenjtë kërkon respekt, drejtësi dhe kujdes të përhershëm institucional. Liria që gëzojmë sot është amanet i gjakut të derdhur, dhe mirënjohja për dëshmorët, invalidët e veteranët është detyrë e përjetshme e çdo brezi.
Lavdi të përjetshme dëshmorëve të kombit, respekt e mirënjohje të pakufishme për çdo veteran që mbrojti ëndrrën tonë për liri.
Ne po e çojmë përpara amanetin tuaj, me zemër, me punë dhe me dashuri për këtë tokë të bekuar”, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i Vitisë, z. Sokol Haliti.
Në kuadër të shpalosjes së programit qeverisës për mandantin e ri 4-vjeçar, kryetari Haliti takoj gjatë ditës edhe banorët e Tërpezës, Sadovinës së Çerkezëve dhe Sllatinës së Poshtme.