Sokrat Kotherja: Me Lulin karagjoz e me banditin Sali, që mbi supe ka shumë krime, mbetjet e opozitës kërkojnë të vijnë në pushtet

Sokrat Kotherja: Me Lulin karagjoz e me banditin Sali, që mbi supe ka shumë krime, mbetjet e opozitës kërkojnë të vijnë në pushtet

Me Lulin karagjoz dhe mashtrues në diell dhe në hije me banditin Sali, që mbi supe ka shumë krime, mbetjet e fëlliqësive politike të opozitës kërkojnë të vijnë në pushtet përsëri me provokime. Bile fitoren e bëjnë fakt të kryer, këta surretër të urryer nga 90 për qind e popullsisë, sepse ngjitën shkallët e bollëkut dhe mbushën thesin e pasurisë, duke prodhuar katastrofë dhe krizë. Këta e kanë të kaluarën e tyre të zezë, katran dhe asnjë prapësi, dredhi e pabesi nuk u bën derman se populli nuk i harron qeverisjet e Partisë Demokratike me Saliun president dhe kryeministër, që me fjalë është për shtet ligjor, kurse me vepra gjithmonë ka mbajtur urë zjarri në dorë… Edhe pse populli i di, unë po ia kujtoj me hollësi, sepse jemi në pragun e zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Qeverisja e parë e Partisë Demokratike me Salën president, nuk ishte gjë tjetër veçse një diktaturë bastarde sa cinike dhe aq e pabesë që e shkatërroi këtë vend. Atë e rrëzuan më 29 qershor të vitit 1997 shpirtrat e njerëzve të zemëruar, zemrat dhe ëndrrat e vrara, simbolet dhe këngët e plagosura. E rrëzuan për tokë se ishte një kuçedër me shumë kokë. E rrëzuan atë diktaturë bastarde pa mëshirë, me votën plebishitare, të ndershme e të lirë. E rrëzuan se kishte mjete sundimi dhunën e përgjimin, përndjekjen intelektuale, kërcënimin moral e fizik, persekutimin barbar politik. E rrëzuan se kishte një mentalitet të rrezikshëm, të gjithë kundërshtarët i quante tradhtarë. Të drejtën për rrotacion qeverisje ua ndalonte me armë në dorë. E rrëzuan se bënte shumë veprime absurde, me shumë gjak të pafajshëm, me shumë shkatërrime, me shumë shamizeza…

Eh, Shqipëria ime! Eh, populli im! Sa të rëndë qenë ato vite! Ishin sinonim i thundrës armike, por me një ndryshim, se dhunën e ushtronin bijtë e t’u të veshur me pushtet absolut. E rrëzuan atë diktaturë bastarde, se bënte shumë veprime barbare. Protestave të ligjshme popullore, zemërimit të madh të shqiptarëve u vuri forcën e armëve, u nguli thikën pas shpine. E rrëzuan se pati në themele hakmarrjen e përbindshme, krimin shtetëror barbar, mashtrimin e shpërfytyrimin, vjedhjen e dinjitetit qytetar.

E rrëzuan sepse i quante procese demokratike, dhunimin e të drejtave njerëzore, piedestalet e rreme berishiane, thundrën e policisë politike. E rrëzuan se ishte një klan antikombëtar, me heronj që fituan tituj e ndere, grada e poste të lartë duke zhvatur çdo qindarkë. E rrëzuan se ne themel kishte komisione genocidiste, donkishotë të rrënimit kombëtar, figura qëndrore të krimit, që ishin hedhur në kënetën e humbjes, që ishin flakur në detin e harrimit. E rrëzuan, e rrëzuan atë diktaturë bastarde se bënte shumë veprime mafioze, por nuk mundi të lëkund vendosmërinë, nuk mbolli dot mosbesim tek populli për të prosperuar ndryshe. E rrëzuan se ajo diktaturë bastarde kupën e mbushi, se qe një fenomen i përçudnuar që kultivoi injorancën dhe mohimin e vlerave të shqiptarëve. E rrëzuan se ajo shpërdoroi vlerën e lirisë, uzurpoi pushtetin, grabiti pasurinë kombëtare.

Ajo shkatërroi kulturën e historinë, mohoi luftën e shqiptarëve për liri, i vuri kazmën gjithçkaje që populli krijoi me djersën e tij pas luftës… Ajo ngriti në piedestal kriminelët, njerëzit e dyshimtë të rrugës. Bëri zhvarrim-varrime në histori, zhvarrim-varrime në kulturë, njollosi simbolet e traditës, nxori nga ishin futur revanshistët dhe humbësit e luftës. E rrëzuan se ajo diktaturë bastarde shpalosi një katastrofë të vërtetë në fushën morale dhe estetike, ku virtyte të njeriut modern quheshin pisllëku shpirtëror dhe veprimet prej banditi e gangsteri. Ajo diktaturë bastarde pati përçmim e urrejtje për njeriun e ndershëm, për njeriun e punës me ndërgjegje të pastër. Ajo bëri pishtarë e martirë ata që ngritën lart antinjeriun. Ajo përballi amoralitetin politik me traditat kombëtare, deformoi kodin moral të shqiptarëve. Ajo ndezi luftën mes krahinave, nxiti luftën mes brezave dhe krijoi plasaritje, të çara të shumta në rritje në ndërgjegjen kombëtare. Ajo bandë donkishoteske bëri gërmadhë qytete, përdhosi bashkëjetesën, mjedisit e gjelbërimit i vuri kufi fshesën.

Ajo diktaturë bastarde asfiksimin e shëmtimin na i vuri në qafë si kular, ringjalli Kanunin e hakmarrjen, mashtroi në mënyrë absolute vetëdijen e shqiptarit. Pra, më 29 qershor 1997 vitaliteti e burrëria e shqiptarit, sfidoi mitet e perënditë e rreme dhe rifitoi sovranitetin mbi të ardhmen. Në qershor të vitit 2005 Partia Demokratike erdhi përsëri në pushtet, po me atë lider, po me zotin Sali, që ka shumë të meta e dobësi në punën e tij. E kam sinqerisht. Për nder! Se unë dhe shokët e mi nuk u kemi besuar krekosjeve butaforike të tij asnjëherë. A thua që populli e harroi atë diktaturë bastarde, atë kiamet që ndodhi në vitin 1997, aq shpejt? Jo, populli nuk e harron kurrë atë katastrofë, do ta kujtoj sa të ketë jetë në këtë tokë lavdiplotë. Por populli e di se rrotacioni i qeverisjes në demokraci është domosdoshmëri. Për një çast ai mendoi se me Salën kryeministër Partia Demokratike do e përligjë ndryshimin që ka marrë përsipër. Nuk e besonte kurrë që mes intrigave e dredhive do të na gremiste përsëri në detin e pasigurisë, të mjerimit e varfërisë, me ngritje çmimesh në stratosferë, plot mjerim e varfëri për popullin e mjerë, qindra të plagosur, dhjetëra të vrarë nga shteti bandit e kusar.

 Menduan se ka ndryshuar komunisti Sali dhe shokët e tij, se janë në dekadën e dytë si demokratë, por me Gërdecin u pa qartë se është po ai me shokët e tij, që shkërmoqën shtetin me paaftësinë e tyre dhe veshën me të zeza nënën Shqipëri. Është po ai dhe shokët e tij, që me veprimin e mosveprimin e tyre në një punishte-kotec gjylet plasin dhe vendin ndezin flakë përsëri. Qindra të plagosur, dhjetëra të vrarë, qindra shtëpi e mijëra orendi të bëra shkrumb e hi kërkojnë shpagim, kërkojnë drejtësi. Qeveria, Parlamenti, presidenti, i gjithë shteti mban përgjegjësi. Një përgjegjësi të madhe, që po të ishim në diktaturë, paguhej me kokë e në gropë. Sot ata kanë sy e faqe e thonë se nuk dinin gjë për Gërdecin. E quajnë qorr e shurdh miletin. Por populli i di të gjitha marifetet se si ata e mbushin thesin. I di, por a ka turp zoti Sali me sorollopin e tij? Ai në ekran del përsëri e përsëri, plot sqimë e bujë, gjoja me lot në sy e thotë se drejtësinë do t’ua jap unë, shtëpitë do t’ua ndërtojë unë. Pra, ai që me shokët e tij preu mandatin e zi për mua e ty, moj e mjera Shqipëri, thotë se unë jam ai njeri që u bëj derman, u shëroj plagët që keni marrë. Dhe bën sikur merakoset fort, sikur lëshon dhe lot… Edhe nëse lëshojnë lot sytë e tij dhe të shokëve të tij, lot krokodili janë ata, se ka dhjetëra vjet që me korbat merr e jep e bënë hata në Shqipëri, i dehur nga deliri ky njeri.

Ky njeri, me qeverinë e tij-lubi, ka dhe sy e faqe del e flet për Shqipërinë në NATO, në BE, në moshën e internetit, për central bërthamor, ai që me urë zjarri në dorë… Ky njeri me qeverinë e tij-lubi nuk ikën nga sytë këmbët të mos e shohë njeri, se do të ngrihet populli e do t’ia numërojë prapësitë, dredhitë, pabesitë deri në grykësi ndaj popullit të vet, ndaj nënës Shqipëri. Pra, Partia Demokratike me Salën president e shkatërroi këtë vend. Me Salën kryeministër siç u panë bathët e priftit, se vetëm me fjalë, pa vepra, me mashtrime e gënjeshtra, me kërcënime të tipit fashist “Ta bëj fytyrën si këpucë, ta përdredh zverkun, moj opozitë”, nuk e përligji ndryshimin që mori përsipër. Edhe pse nuk e përligji ndryshimin që mori përsipër edhe pse i shtoi vetes korrupsionin e krimin, Partia Demokratike erdhi për të tretën herë në pushtet se fitoi dhe zgjedhjet e vitit 2009. I fitoi, por si i fitoi unë nuk e di mirë, por me siguri që ka patur vjedhje, dredhi e pabesi. Një gjë e di mirë, është po ai dhe qeveria e tij, por sot me një mal pasuri. Është po ai dhe qeveria e tij, që me paaftësi e papërgjegjshmëri, shkaktuan përsëri tragjedi… U mbytën ara, bagëti, shtëpi, se kanë vënë në udhëheqje e drejtim militantë të rinj, që s’kanë haber nga profesioni e drejtimi, që e kanë mendjen tek paraja pa punë, pa djersë, s’ka gjë se bëhet hataja ndër njerëz dhe lëshon rrënjë të thella vuajtja e mjerimi. Se kanë hequr nga puna profesionistët, që punonin me përkushtim e ndershmëri dhe u bë siç tha Saliu, një katastrofë e vërtetë, u mbyt Shqipëria…

U mbyt Shqipëria, por fajin e ka natyra, e ka shiu dhe opozita që hap panik, jo qeveritarët që për para e pasuri e vërtisin ters ligjin. Dhe ndodh ajo që ndodhi në 1997, që kurrë mos ardhtë, ajo që ndodhi në Gërdec, në kotecin e Shkëlzenit e Mediut, ku shkuan për dhjam qeni dhjetëra e qindra jetë, ajo që ndodhi në Tiranë më 21 janar 2011, ku shteti vrau katër njerëz të thjeshtë, në një protestë paqësore për mjerim e varfëri, për krim e korrupsion, se ka frikë nga hija e tyre shoku Sali dhe qeveria e tij ndaj qëllojnë… Dhe për çudi, as shoku Sali dhe asnjë qeveritar i lartë nuk u ngarkua me përgjegjësi, vetëm u ngarkua me pasuri. Unë si një njeri që i përkas shumicës së heshtur, që Saliu dhe qeverisja e tij, na mori erzin, shtroj pyetjen: Kur do ta marrë vesh të vërtetën mbi këto tragjedi që Saliu dhe shokët e tij kanë shkaktuar? Kur shkaktarët do të marrin dënimin e merituar? Jo. Kurrë! Sa të jetë mbi kalë ai burrë. Do të thotë dikush se Saliu tani nuk është mbi kalë, është rrëzuar nga kali. Kjo nuk është e vërtetë, ai është në listën për deputet.

Ai dhe qeveritë e tij në këto vite me jorganin e dredhisë e të pabesisë fajin e kanë mbuluar. Organin e drejtësisë me shigjetat me helm të prapësisë e ka paralizuar dhe akuzat shkojnë vetëm në veshin e shurdhuar… Saliu dhe qeveritarët e tij ngjitin shkallët e bollëkut dhe mbushin thesin e pasurisë duke prodhuar katastrofë e krizë. Të derdhësh mjerim e vuajtje që në fillim dhe të kesh sy e faqe të qeverisësh mirë në vitet që do të vijnë?! Kjo s’ka ku të qëndrojë. Në vitet që do të vijnë vetëm pema e pasurimit, gënjeshtrës e mashtrimit do të lulëzojë. Dhe thesi do të mbushet dhe ne do të shpëtojmë. Jo, nuk e besoj, se ka tridhjetë vjet që krimi e korrupsioni ecin serbes dhe nuk u mbush ai thes.

Thesi i kapitalistit shqiptar qenka univers. Ndërsa ne, të shkretët, jemi bërë si gjethi në vjeshtë. Në mjerim e varfëri, nuk kemi të sigurt as jetën. Përditë ajo plagoset, vritet bashkë me të vërtetën. Por ne nuk e humbim besimin dhe shpresën. Ditët e mira do të vijnë. I shoh në sytë e shqiptarëve shumë mirë. Ata do të dërgojnë në humnerën e viteve çdo kategori xhambazësh, që me një degë dafine hyn e del dhe përçudnon në thellësi vlerat bazë të shoqërisë. Ata do të nxjerrin jashtë loje atë radhë sharlatanësh, që shesin fjalë ndershmërie para mashtrimit të radhës e nuk do të bëhen kurrsesi përsëri e përsëri, viktima të premtimeve kuqezi, plot emblema simbolike me pëllumba të bardhë e të zinj. ( Sot)

Kontrolloni gjithashtu

Dr. Gurakuç Kuçi: Zgjedhjet elektorale si gjeopolitikë: Maqedonia e Veriut drejt Perëndimit apo Rusisë dhe reagimi i Gjermanisë

Zgjedhjet elektorale më nuk janë thjesht një ndërmarrje demokratike e organizuar për të kahëzuar zhvillimin …