Adem Breznica

Adem Breznica: A ja vlen me vdekë për Amerikën!?!

Me vdekë për Amerikën është e njëlloj si me vdekë për kauzën e Atdhet, pra e barasvlefshme si me vdekë për Kosovën e për Shqypninë.

Kjo për faktin se pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kosova dhe Shqypnia janë hiçgjë dhe do të ishin vetëm referencë gjeografike, bile vetëm në kontekstin historik, dhe pa asnjë shancë për të qenë diçka e prekshme dhe reale e kësaj bote.

Duke qenë kështu ia vlen me iu përgjigj, me u rekrutu, me luftu dhe me vdekë për Amerikën, kudo që ky shtet ka nevojë për ne, ose vetëm na e rekomandon se duhet me shku përkrah ushtarëve saj.

Prandaj sot, ne dhe Shqypnia, dërgojmë trupa në Afganistan, Irak, Kuvajt, apo dhe nesër në Krime, Mançuri, e kudo qoftë, në cilin do skaj të globit.

S’ka lidhje çka mendojnë të tjerët e as çka eventualisht nesër do të thotë historia e shkruar në çfarëdo rrethana të paragjykuara.

Kështu do duhej të vepronim sot, dhe cilado propagandë e kundërt jo vetëm që është antikombëtare por edhe anti-qelizore, anti-gjenetike e anti-ekzistenciale për ne.

 …

Kështu kemi vepruar edhe para 106 viteve në Çanakala, dhe nuk ka mëdyshje se kemi vepruar mirë dhe drejt.

Asokohe (fillim-lufta e Parë Botërore) i vetmi mik shpresëdhënës për ne qe Austro-Hungaria e cila ishte në aleancë me Gjermaninë dhe Turqinë (pak kohë dhe me Italinë).

Me sugjerimin e këtyre shteteve mike, etërit tanë u rekrutuan në disa dhjeta-mijë për të luftuar në mbrojtje të Grykës së Dardaneleve nga një invazion dhe pushtim i cili do të rezultonte fatal edhe për fatin tonë ekzistencial këtu ku jemi.

Mbrojtja e Çanakalasë, pa heroizmat dhe rënien dëshmorë të 25 mijë shqiptarëve, do të ishte diçka hipotetike.

Ndërkaq, mos mbrojtja e saj do të ishte e barabartë me një “Magna Graecia” dhe neve do të na rrotonte qoftëlargëti qysh moti.

Falë atyre të rënëve sot kemi një Greqi e Rusi që kanë qasje të kufizuar në Mesdhe dhe, për rrjedhojë duar lidhura edhe ndaj nesh.

Pra, kushdo që mundohet t’i paraqes ata dëshmorë si “gjak i humbur kot”, o nuk i kanë dy lidhje me kokë, pra janë idiotë, ose janë pishman pse flasin shqip.

(Adem Breznica është profesor i historisë dhe gazetar i pavarur)

Kontrolloni gjithashtu

Eliot Engel: Qeveria e Serbisë duhet ta kuptojë se Kosova është shtet i pavarur dhe se e tillë do të mbetet

Ramiz Lushaj: “MIRËNJOHJA SHQIPTARE”  për Kongresmenin Amerikan ELIOT ENGEL,  nga “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024” 

Kongresmeni Amerikan Eliot ENGEL- ish Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme  të Kongresit Amerikan, një mik i shquar i Shqiptarëve në Ballkan e në Amerikë, një ndër  kontributorët e mëdhenj për Lirinë, Pavarësinë e Shtetësinë e Republikës së Kosovës, për  Njohjet Ndërkombëtare të saj, u nderua me Çmimin e Madh “Mirënjohja Shqiptare“ nga  “Takimi i Madh i Prishtinës, 2024″ (Këshilli Kombëtar Organizativ i Takimit), ku merrnin pjesë  511 të Ftuar Nderi nga Republika e Kosovës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e  Preshevës e Sanxhaku, Çamëria, Europa, Amerika, Australia, etj.. mbajtur këto ditë në në sallen  “Beethoven” të “Emerald Hotel” (me pesë yje) në Prishtinë, kryeqytetin e Republikës së Kosovës.    Çmimi i Madh “Mirënjohja Shqiptare“ për Kongresmenin Amerikan Eliot Engel, mban  të nënshkruar motivacionin: “Për kontributet e shquara si Kongresmen (1989-`21) dhe Kryetar i  Komisionit të Punëve të Jashtme të Kongresit Amerikan (2019-`21) për Lirinë, Pavarësinë e  Shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe për njohjet ndërkombëtare të saj”.  Kongresmeni Amerikan Eliot Engel nga Nju Jorku iu drejtua “Takimit të Madh të  Prishtinës, 2024” me një Përshendetje (e dërguar në shqip e në anglisht), e cila u lexua në  …