Tema të tjera...
IKSHPK apelon për kujdes nga temperaturat e larta: Shmangni diellin dhe hidratohuni vazhdimisht
18/07/2026
Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të shfaqin mbështetje të fuqishme për partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, sipas një sondazhi të organizatës U Balkans.
Rezultatet e matjes së opinionit publik tregojnë se 83 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa 85 për qind besojnë se hyrja në BE do t’i sillte vendit më shumë përfitime sesa pasoja negative.
Sondazhi nxjerr në pah gjithashtu besimin e lartë të qytetarëve ndaj aleatëve perëndimorë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO gëzojnë nivelin më të lartë të besimit, me nga 88 për qind, ndërsa Bashkimi Evropian renditet me 83 për qind.
Sa u përket prioriteteve, të anketuarit presin që Bashkimi Evropian ta mbështesë Kosovën kryesisht në zhvillimin ekonomik dhe tregtinë, përmirësimin e sistemit shëndetësor, si dhe në forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.
Pavarësisht mbështetjes së lartë qytetare për integrimin evropian, Kosova mbetet i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ende nuk ka fituar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndonëse aplikimin zyrtar e dorëzoi në fund të vitit 2022.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
