Sot anekënd vendit po zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

Sot anekënd vendit po zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

Sot anekënd vendit po zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën” që ka për qëllim largimin e mbeturinave dhe krijimin e një ambienti sa më të pastër. Aksionit në të cilin po marrin pjesë dhjetëra mijëra qytetar, i janë bashkangjitur edhe drejtuesit e vendit, kryeministri, Ramush Haradinaj, ministra dhe kryetar komunash.  Luan Hasanaj nga “Let’s do it Kosova”, tha se Kosova është ndër shtetet që e ka organizuar më së miri ditën e pastrimit pasi gjithë ky mobilizim është model për shumë vende në rajon dhe Evropë. Ai ka shtuar më tutje se aksioni për pastrimin e Kosovës nga mbeturinat do të vazhdojmë për tre muaj dhe iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që këtë që po e bën qeveria, të cilën deri më tani e kemi kritikuar që nuk është në nivelin më të mirë të detyrës, këta po e japin provimin, tani është roli jonë që ta mbajmë Kosovën të pastër dhe ta bëjmë Kosovën një vend që të gjithë e duam.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetrimi i Shqipërisë së të gjitha kohëve, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu (1405 - 1468)

Më 6 maj të vitit 1405 në Principatën e Kastriotëve u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu

Më 6 maj të vitit 1405 u lind Gjergj Kastrioti-Skënderbeu. Ai, ishte një fisnik dhe …