23 vjet nga rënia heroike e heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha

Sot bëhen 22 vjet nga rënia heroike e heronjve të kombit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha

Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha, luftëtarët e radhëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ranë 22 vite më parë, në Pestovë të Vushtrrisë. Sikur çdo vit, më 31 janar, përvjetori i rënies së tyre shënohen me një varg aktivitetesh. I pari i Qeverisë, Ramush Haradinaj pritet të bëjë homazhe në sheshin e kryeqytetit që mban emrin e “Zahir Pajazitit”. Zyrtarë shtetërorë, përfaqësues të institucioneve dhe familjarë e bashkëluftëtarë të tyre do të bëjnë homazhe pranë varrezave të tyre në Orllan e në Lladoc të Llapit dhe në Junik të Dukagjinit. Ndërsa Akademia përkujtimore mbahet në orën 12:00, në 22 vjetorin e rënies së heronjve. Akademia mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …