Sot bëhen 28 vjet nga rënia e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Sot bëhen 28 vjet nga rënia e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

28 vite më parë në Lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta ranë heroikisht  Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, pas një rezistence disa orëshe ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave.

Për të nderuar heronjtë, sot do të bëhen homazhe: Në orën 11:00, në fshatin Llugë të Besianës homazhe mbahen te obilesku i heroit të kombit Afrim Zhitia, ndërsa, në orën 12:00, në fshatin Llaushë të kësaj komune, te varri i heroit të kombit Fahri Fazliu. Po ashtu, më 2 nëntor, në orën 14:00 bëhen homazhe në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, tek vendi ku para 28 vjetësh heronjtë e kombit shqiptar ranë në një ballafaqim të drejtpërdrejtë kundër forcave policore ushtarake serbo-jugosllav .

Vepra dhe sakrifica e heronjve kombëtarë do të jetë shembull dhe inspirim për gjeneratat e tashme dhe të ardhme se për kauzën e drejtë ia vlen të sakrifikohet edhe më e shtrenjta, gjaku dhe jeta. Sakrifica e tyre për këtë kauzë sidomos duhet të vlejë për politikanët e të gjitha trojeve etnike shqiptare, të cilët së paku duhet ta sakrifikojnë karrierën politike, në mënyrë që ideali i heronjve kombëtarë të jetësohet ashtu si e deshën dëshmorët e kombit.

Kontrolloni gjithashtu

OEAK kërkon nga Qeveria e Kosovës që të angazhohet seriozisht në zbatimin e Marrëveshjes së Washingronit

Rrënimi i objekteve pranë Ujmanit sjell reagime të forta nga BE-ja dhe vendet e QUINT-it

Rrënimi i objekteve pranë liqenit të Ujmanit nga autoritetet e Kosovës ka nxitur reagime të …