Sot bëhen 52 vjet nga shpërthimi i demonstratave shqiptare të vitit 1968 që kërkoheshin të drejta dhe barazi

52 vjet nga shpërthimi i demonstratave shqiptare të vitit 1968 në të cilat kërkoheshin të drejta dhe barazi

Sot janë bërë 52 vjet nga demonstratat shqiptare të vitit 1968 në Kosovë, të cilës i paraprinin përvjetorë të rëndësishëm kombëtar. Demonstratat shpërthyen më 27 Nëntor 1968 në Prishtinë, Besianë, Ferizaj dhe Gjilan. Nismën e ndërmori dhe shkëndijën e ndezi një Grup politik nëntë anëtarësh i studentëve të Prishtinës. Në demonstrata u vra nga milicia serbe protestuesi, Murat Mehmeti, nxënës i shkollës së mesme. Në demonstratat e vitit 1968 rinia dhe inteligjecia shqiptare e asaj kohe kërkoi avansimin e pozitës kushtetuese të Kosovës, themelimin e Universitetit të Prishtinës, por edhe barazinë e Kosovës me republikat e tjera. Demonstrata e shtypën me dhunë ndërsa qindra demonstrues u arrestuan dhe u dënuan me burg.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …