Sot dy të shëruar në Malishevë dhe asnjë rast i ri me covid

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është pesë raste. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 251 raste, prej tyre 222 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe 5 raste janë aktiv.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …