Sot gjashtë të shëruar në Malishevë dhe një rast i ri me covid-19

Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar gjashtë persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa është regjistruar edhe një rast i ri. Këto të dhëna janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt në mes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Komunës së Malishevës. Në Komunën e Malishevës, aktive janë 23 raste me covid-19. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19 janë prekur 239 persona, prej tyre 194 janë shëruar, 22 persona kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 23. Shtabi Komunal që merret me menaxhimin e pandemisë së covid-19, ju bën thirrje të gjithë qytetareve që të vazhdojnë me zbatimin e masave për t’u mbrojtur nga ky virus, pasi kjo është mënyra e vetme e luftimit të këtij virusi.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Ferizajt shënon ditën e Tokës me aksion pastrimi

Dita Ndërkombëtare e Tokës është një nga datat kryesore në kalendarin Mjedisor Ndërkombëtarë,ku në këtë …