Sot janë bërë 22 vite nga ceremonia e varrimit të 44 masakruarve në Reçak në të cilën ka marr pjesë edhe ambasadori William Walker. Kjo ngjarje është zhvilluar pak ditë pas fillimit të Konferencës ndërkombëtare të Rambujesë. Në këtë ceremoni të madhe mortore morën pjesë mijëra qytetarë nga e gjithë Kosova në përcjellje të dhjetëra mediumeve si dhe të shumë vëzhguesve ndërkombëtar të misionit të OSBE-së. Trupat e 44 civilëve shqiptarë janë mbajtur nga forcat serbe për rreth një muaji në morgun e Prishtinës, kinse për kryerjen e ekzaminimeve mjeko-ligjore. Po ky veprim i forcave okupatore ishte vetëm përpjekje për zhdukjen e gjurmëve të krimit të tyre. “Qëllimi i tyre për zhdukjen e gjurmëve tash e 22 vjet shihet qartë me varrin akoma të zbrazur të nënë Sahide Metushit, eshtrat e të cilës akoma nuk janë gjetur”, thuhet në postimin e faqes zyrtare të fshatit Reçak./RKL/
Kontrolloni gjithashtu
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa
Ukraina ka njoftuar se ushtria ruse e ka sulmuar atë me dhjetëra dronë dhe raketa. …