Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në Nju Jork, do të diskutojë dhe do të debatojë lidhur me raportin tremujor të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Kui Mum, si dhe për zhvillimet e ditëve të fundit në Kosovë. Kosovën do ta përfaqësojë ambasadorja nëAmerikë, Vlora Çitaku, ndërsa Serbia përfaqësohet nga shef i diplomacisë, Ivica Daçiq. Mos-vajtja e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi është arsyetuar me nevojën e qëndrimit në Prishtinë pas përshkallëzimit të situatës dhe protestave të ditëve të fundit. Kryesuese e radhës në takimin e sotëm do të jetë Britania e Madhe. Për zhvillimet në Kosovë, Ban ki Mun e thotë se dënon përdorimin e dhunës dhe frikësimin nga partitë opozitare që pengojnë punimet normale të Kuvendit të Kosovës, si dhe sulmet e papranueshme fizike nga ana e aktivistëve të opozitës. Aktet e tilla dëmtojnë besimin e publikut në këto institucione si dhe imazhin e Kosovës në botë, thuhet mes tjerash në raportin e Sekretarit Ban Ki Mun.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
