Dita e Veteranit dhe fillimi i rezistencës së familjes Jashari me forcat serbe, shënohen me disa aktivitete

Sot mbahet akademi përkujtimore në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë për liri në trevën e Hasit

Organizuar nga komuna e Gjakovës në bashkëpunim me Bashkinë e Krumës dhe në koordinimin me Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Has, kanë shënuar Javën e Dëshmorëve të kësaj zone. Në vazhdim të aktiviteteve përkujtimore, sot do të mbahet akademi përkujtimore në nderim të të gjithë dëshmorëve të rënë për liri në trevën e Hasit. Akademia do të mbahet në ora 17:00 në ambientet e Shkollës Fillore “Haxhi Hoti” në Rogovë. Pasi sot është 21 vjetori i rëniës heroike të Haxhi Hotit i njohur si Komandant Lleshi, fillimisht në ora 14:00 do të bëhen homazhe tek varri i heroit të kombit Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Kontestimi i provave vizuale në proceset gjyqësore ndërkombëtare: rasti i fotografisë Thaçi–Demaçi në Gjykatën Speciale

Në sallën e Gjykatës Speciale në Hagë, një moment i pazakontë ndezi debat mes mbrojtjes …