Sot mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Sot mbahet takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së për hapjen ose jo të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Sot mbahet  takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të diskutohet lidhur me hapjen ose jo të procesit të negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me BE-në. Kryetari i Francës Makron njihet për qëndrimet e tij në drejtim të ngadalësimit të procesit të zgjerimit të BE-së, gjë e cila po bëhet pengesa kryesore për të dyja vendet për të hedhur këtë hap vendimtar në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Nuk ka pasur një deklaratë të prerë nga Makron, apo nga ministrat francezë që të pozicionohen kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por në mediat ndërkombëtare këto javë është folur për një skepticizëm të vazhdueshëm nga Parisi zyrtar. Në pozicion pritës këto ditë të fundit kanë qëndruar Danimarka dhe Holanda, dy vende që më herët kanë dalë hapur kundër hapjes së negociatave. Por insistimi i Gjermanisë dhe Kancelares Merkel personalisht për Shqipërinë edhe për Maqedoninë e Veriut, ka bërë që këto dy vende të hezitojnë të japin veton dhe duket se deri në orën e fundit do të presin Francën.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …