Sot me homazhe dhe nderime, janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Malishevës, të rënë në betejën e Rahovecit

Sot me homazhe dhe nderime, janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Malishevës, të rënë në betejën e Rahovecit

Sot me homazhe dhe nderime, janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Malishevës, të rënë në betejën e Rahovecit. Në këtë betejë kanë rënë dëshmorët prof.Hamdi Berisha, Gani Paçarizi, Ramadan Morina, Sadik Shala, Habib Berisha, Liman Gegaj, Afrim Krasniqi dhe Ruzhdi Gjyliqi.

Në përkujtim të dëshmorëve, sot gjatë ditës, krahas familjareve dhe bashkëvendësve, homazhe dhe nderime kanë bërë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, me bashkëpunëtor, përfaqësuesit e OVL të UÇK-së në Malishevë, në krye me Metush Kryeziun, përfaqësuesit e shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, të prirë nga kryetari i saj, Sinan Gegaj, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, kreu i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, bashkëluftëtar të dëshmorëve dhe qytetarë të tjerë.

Gjatë këtyre nderimeve, u vlerësua lartë kontributi i të gjithë dëshmorëve të kombit, të cilët vdiqën duke luftuar dhe dhanë jetën për lirinë e popullit shqiptar.

Homazhe dhe nderime janë bërë te varrezat dëshmorëve, te lapidarët e ngritur për dëshmorët dhe në vendet e rënies së tyre në territorin e Komunës së Rahovecit.

Kontrolloni gjithashtu

Agron O. Pacolli: Nuk te përkulen dot as burgjet,as plagët e as plumbat që ta qëndisën trupin dhe sërish mbete i pathyeshëm

Sot,me 20 prill,u bënë 25 vite nga rënia e babait, Osman Pacolli. Kur Atdheu kishte …