Brickos

Sot me një ceremoni zyrtare shënohet 19 vjetori i themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës

Sot me një ceremoni zyrtare shënohet 19 vjetori i themelimit të Policisë së Republikës së Kosovës

Me rastin e përvjetorit të 19-të të themelimit të Policisë së Kosovës, sot do të mbahet ceremonia zyrtare për ta shënuar këtë ditë. Për nderim të kësaj dite janë ftuar të marrin pjesë personalitete të ndryshme, përfaqësues të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, perfaqësues ndërkombëtarë në vendin tonë, drejtorë të policive të disa shteteve të ndryshme, si dhe familjarë të policëve. Gjatë kësaj ceremonie do të bëhet gradimi i disa punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës, si dhe ndarja e medaljeve dhe çertifikatave për zyrtarët policorë që janë shquar për punën e tyre dhe rezultatet e arritura. Ceremonia mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë dhe Sportit.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …