Nesër mbahet Akademi përkujtuese për Adem Demaçin

Sot , në Besianë të Llapit,  zbulohet  shtatorja e Simbolit të Lëvizjes Kombëtare, Adem Demaçi

Sot , në Besianë të Llapit,  zbulohet  shtatorja e Simbolit të Lëvizjes Kombëtare, Adem Demaçi. Në zbulimin e shtatores do të marrin pjesë familjarë, autoritete  të larta të vendit dhe të komunës së Besjanës. Manifestimi për këtë ngjarje të rëndësishme kulturore, fillon në ora 13.00.

Adem Demaçi u  lind në maj të viti 1935, por zyrtarisht babai i tij Zeqiri e regjistroi më 26. 2. 1936. Që pas mbarimit të shkollës Demaçi ishte pjesë e organizatave, të cilat kundërshtonin shpërnguljen masive nën dhunë të shqiptarëve për në Turqi dhe diskriminimin e tyre. Ai dënoi publikisht  aksionin e mbledhjes së armëve vetëm të shqiptarëve, aksion represiv  që ishte ushtruar në dimrin e viteve 1955 – 1956, në Kosovë. Në pranverën e vitit 1958, në revistën letrare me emër “Jeta e re“ falë guximit dhe përkujdesjes së poetit Esad Mekuli, në dy numra, u botua romani i tij “Gjarpinjtë e gjakut”.  Më 19. 11. 1958, u arrestua nga UDB-ja  në Prishtinë, dhe pas disa muajsh në hetuesi, doli para Gjyqit të Qarkut, ku u dënua 5 vjet burg. Në vitin 1963 themeli organizatën, “Lëvizja Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve”, e cila kishte shtrirë aktivitetin në Kosovë, Maqedoni e Mal të Zi. Në vitin 1964 u burgos dhe u dënua 15 vjet burg. Në vitin 1974 u dënua për herë të tretë, 15 vjet  burg. Pas daljes nga burgu ku ishte mbajtur 28 vite, në vitet 90 u zgjodh kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me qendër në Prishtinë. Gjatë luftës së UÇK-së ishte zëdhënës i Përgjithshëm i saj.

 

Adem Demaçi është nderuar me çmimet:

 

“Urdhëri hero i Kosovës” në vitin 2010.

Çmimi Saharov për Lirinë e Mendimit, në vitin 1991

Çmimi për të Drejtat e Njeriut në Universitetin e Oslos, 1995.

Adem Demaçi ka qenë edhe shkrimtar, poet e publicist i njohur. Në vitin 2012, në Prishtinë  u botua kompleti  veprave të tij në 10 vëllime i financuar nga Qeveria e Kosovës.

U nda nga jeta, më 26 korrik të vitit 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …